Me bikini dhe përkrah aktorit në Hawaii, si duket Katy Perry pas lindjes

Ishte fundi i gushtit të 2020-ës, kur aktorja Katy Perry dhe partneri i saj, Orlando Bloom u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushja Daisy Dove Bloom. E sigurisht për çdo mama VIP, interesi i publikut është i lartë për të ditur se si ajo duket pas lindjes së një fëmije. Në disa fotografi të mundësuara nga “Daily Mail”, artistët shfaqen në brigjet e Hawaii-t. 37-vjeçarja mban veshur një trupore ngjyrë vjollcë të errët, teksa duket se po i shijon pushimet private në ishull.

Orlando ishte i pranishëm në sallën e lindjes, teksa në një intervistë për Jimmy Kimmel Live, këngëtarja tregoi se Bloom ishte tepër mbështetës.

“Ai ishte aty dhe ishte kaq i mrekullueshëm. Më mbante dorën dhe më shihte në sy”, rrëfeu Perry.

Po kështu ajo i rekomandoi çiftet e reja që të filmonin çastin e lindjes së fëmijës së tyre, siç ata bënë.

“Dashuria e tyre për njëri-tjetrin ka shkuar në një tjetër nivel që pas lindjes së vajzës”, rrëfeu një burim për Entertainment Tonight.

Dyshja u fejua në vitin 2019 dhe e kurorëzoi dashurinë këtë vit, në Japoni, në një ceremoni tepër të kufizuar për shkak të masave antiCovid-19.

Orlando është baba edhe i një djali, Flynn-it, nga martesa me Miranda Kerr-in.

SHKARKO APP