”Më doli gjak nga hundët”, Sara flet për Merin: Më tha shko tek dash*nori. Përfshihet edhe Arbri: Ule dorën…
Sfida që Vëllai i Madh u ka dhënë 3 të preferuarëve të publikut, duket se ka sjellë shumë konflikte dhe debate mes banorëve. Më shumë në fokus ka qenë grupi i Ilnisës, konkretisht konflikti mes Merit dhe Sarës.
Meri: Kjo skuadër për interesat e veta nuk donte ta fitonte lojën, ishte skuadra që vetëm më akuzonte mua, dhe unë nuk i kisha prekuar në asnjë moment. Më doli dhe gjak nga hundët dhe sërish vijoja. Po të mos doja e prisja litarin dhe e lija, mora dhe kërcënime nga Sara.
Sara: Mendoj që për fjalën që më tha nuk kam reaguar fare.
Meri: Cila fjalë?
Sara: Fjala dashnor sipas Merit është totalisht normale?!
Ledion Liço: Po sepse Meri jeton në kohën e Shakespeare fjala dashnor është në rregull.
Sara: Meri mesa duket më kërkon falje në Prime sepse unë i jam afruar sërish sot dhe nuk më ka kërkuar falje. Pjesa më e rëndësishme ishte afrimi im ndaj teje. Në momentin që ne kemi marr një konfirmimi nga psikologu jemi të gjithë të barabartë dhe s’kam pse të marrë parasysh persona që nuk kontrollojnë veten apo të tjerë që ju japin zemër. Afrimi im erdhi pas disa kërcënimeve nga Meri.
Më tej debati vijoi me opinionistin Arbër Hajdari, i cili e konsideroi veprimin e Sarës si provokim dhe kërcënues.
Arbri: Ule dorën, se të shikojmë. Mbarove? Lëvizja jote me hapa të ngadaltë drejt Merit ishte kërcënuese. Ajo që bëre ti është jo normale. (E ndërpret Sara) O vajzë e dashur, nuk të ndërpreva. Çfarë ke që mërzitesh. Ti iu afrove ashtu dhe mua mu duk kërcënuese.
Meri: Ishte kërcënim më të tmerrshëm nuk kisha ndjerë deri më tani. Erdhi si kamikaz i keq afër meje.
Arbri: (Flet me ironi) Ta besoja se ti shkove për ta përqafuar në rregull.