“Më e mirë e ëma se e bija”, Rita Ora prezanton mamanë e saj

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora është mjaft e lidhur me familjen e saj. Edhe pse është shumë e impenjuar në karrierë, Rita gjithmonë gjen kohë për familjen.

Madje ajo gjen kohë edhe për të ardhur në dasmat e fisit. Këngëtarja ndodhet në Tiranë pasi ka qenë ë ftuar në dasmën e një kushërire, ndaj është shoqëruar nga familjarët e saj. Krahas argëtimit në këtë dasmë, ata kanë bërë edhe disa foto ku dukeshin të gjithë sëbashku. Në një prej fotove të postuara nga vëtë këngëtarja , shihet edhe nëna e saj Vera Sahatçiu Ora, së bashku më motrën e saj Eleonora. Të treja dukeshin në përsosmëri.

SHKARKO APP