Më e mirë e ëma se e bija … shihni mamanë e Rita Orës

Kush fshihet pas shqiptares më të suksesshme të momentit dhe si është të rrisësh një yll?

Vera Ora ka lindur në Kosovë. U largua nga vendlindja e saj në vitin 1991, për shkak të gjendjes politike atje, bashkë me të shoqin dhe dy vajzat e saj, Ritën, asokohe 1 vjeçe, si dhe Elenën, 3 vjeçe. Djali i saj, Doni, ka lindur në vitin 1997. Vera është diplomuar për mjekësi në Rusi dhe ka punuar si mjeke e përgjithshme në Kosovë, por gjatë viteve të para të qëndrimit në Londër ia kushtoi jetën fëmijëve të saj. Vera vendosi të specializohet në psikiatri dhe në vitin 2005 filloi punë si psikiatre në sistemin shëndetësor publik. Vera është ambasadore e projektit “Fuqizimi i grave shqipfolëse”, drejtuar nga programi “Shpresa” dhe “Ndihma për lehtësimin e grave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Zonja Ora është e famshme jo vetëm për arritjet e saj si grua në karrierë, por edhe si nënë shumë e suksesshme dhe krenare e vajzës së saj, Rita Orës, për shkak të suksesit global që ajo ka arritur si këngëtare. Por, mbi të gjitha është po aq seksi dhe e ëmbël sa edhe vajza e saj. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?