Me ekspozimet e saj e meriton nofkën që ka
Fituesja e dikurshme e show-t televiziv, “Love Island”, Jessica Hayes është e njohur për ekspozimin e formave trupore. Ajo madje e nxjerr aq shumë gjoksin në pah, saqë pas zhveshjes në Festivalin e Cheltenhamit, i vunë nofkën “Gjoks-treguesja”. Sidoqoftë, ajo ka rrezikuar serish që t’i nxjerrë jashtë asestet e saj gjatë një daljeje në Londër. Gjatë vajtjes në një klub nate, Jessica ishte veshur shumë shkurt, ndërsa pjesa e gjoksit ishte tejet e hapur, saqë i shihej gjoksi.