“Më fal që jam femra më seksi në botë”
Modelja e famshme Kate Upton jo vetëm që fitoi epitetin si “femra më seksi në botë” dhe jo vetëm rezultoi sivjet si modelja më e kërkuar në Google për vitin 2014, por ajo tashmë ka treguar edhe anën e saj humoristike.
Bukuroshja u shpall si femra më seksi në botë për 2014 nga revista “People” dhe shfrytëzoi rastin të bëjë shaka me vëllanë e saj. “Shumë më vjen keq për vëllanë tim tetëmbëdhjetë vjeçar.
I ngrati David”, ka thënë Upton. Më vonë, Kate shpjegoi se pse i kërkoi falje vëllait. “Mund të imagjinoni se si ndihet një tetëmbëdhjetë vjeçar kur motra e tij më e vjetër shpallet si femra më seksi në botë. Nuk e ka të lehtë, edhe pse ai kurrë nuk është ankuar”, ka thënë modelja. Dhe te fotot që gjeni më poshtë ajo shfaqet në disa poza tunduese ku luan shumë me mbulimin e pjesshëm të gjoksit