FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Me foto nga spitali, Bardhi tregon për gjendjen e nënës: Ajo mbi gjithçka

Dalja e Bardhit nga shtëpia e “Big Brother Albania Vip 3”, u shoqërua me shumë dilema, që nisën nga e dashura e tij, Sara Gjordeni, po ashtu ish-banore e BBV3. Bardhi ka thyer heshtjen mes lumit me spekullime dhe ka postuar një foto nga spitali dhe tregon se nëna është mirë.

“Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejt meritat për djalin që unë jam. I lumtur që je më mirë”, nis postimi i artistit.

“Falënderues për krejt njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës. Kërkoj falje për krejt ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt”, vazhdon tutje ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?