Me foton më të ëmbël, Eleni Foureira tregon se shtatzënë
Me një foto të ëmbël dhe paksa intime krah partnerit, Eleni Foureira ka konfirmuar se do të bëhet nënë për herë të parë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, publikoi foton në shtrat me partnerin e saj, futbollisti spanjoll Alberto Botia, ku pozon e veshur me të brendshme të zeza dhe ekspozon barkun e rrumbullakosur. Lajmi i ëmbël vjen pasi prej muajsh kanë qarkulluar aludime rreth shtatzënisë së këngëtares.
Gjithçka nisi kur Eleni Foureira papritur vendosi të anulojë të gjithë turneun e saj, duke mos u shfaqur në asnjë klub për të performuar, dhe pas kësaj daljet publike ishin të rralla, ashtu si edhe postimet e saj në rrjetet sociale.
View this post on Instagram