Më janë infektuar njerëz më Covid! Soni Malaj për ndalimin e muzikës: Ja pse refuzova ofertat!

Premirën e programit të tij “ABC e pasdites” moderatori Ermal Peçi e nisi me këngëtaren e njohur Soni Malaj. Ndryshime nga çdo takim i tyre i mëparshëm, kësaj herë mungoi edhe një përqafim mes tyre, pasi mesa duket Soni Malaj po tregon kujdes maksimal ndaj pandemisë.

Në bisedë ajo foli rreth faktit që të njohur të saj janë prekur me Covid madje shtoi se i është dukur absurd që grumbullime masive janë bërë edhe përtej orës 20:00.

“Kam pasur oferta për të kënduar, nuk është më çështje lekësh. Njerëz që unë njoh, të afërm janë prekur nga virusi. Grumbullimet gjatë verës nuk duheshin bërë as në 2 as në 4. Që kur ndodhi pandemia jam shumë e kujdesshme. As ty për herë të parë s’të përqafova”.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ka gati Soni Malaj projekte të reja? Jo një, por tre. Ermali e ngacmoi nëse njëra prej tyre është me Tunën dhe ajo buzëqeshi. Mbetet Eurovisioni ende synim për të?/abcnews.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?