”Më ka ngacmuar “Të jesh Grida Duma”, diku nga mosha e tretë mendoj ta shkruaj”
Kandidatja për deputete në listat e PD-së në qarkun Tiranë, Grida Duma ka rrëfyer se ka një ëndërr në sirtar, që është hapja e një akademie trajnimi. E ftuar në “Rudina”, Duma tha se pas hapjes së akademisë, diku nga mosha e tretë do të donte që shkruante edhe një libër autobiografik.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Cila është ëndrra juaj në sirtar?
Grida Duma: Të bëj një akademi, nuk e kam në sirtar, e mendoj përditë kur duhet ta ndërtoj dhe kur do vijë momenti të bëj një akademi trajnimi të përjetshme për mua saç e kam jetën që të jetoj me studentë, me mosha që nuk kanë moshë, se ka individë që vazhdojnë gjithë jetën të mësojnë dhe të kemi shkëmbimin e eksperiencave dhe përvojave profesionale për të ndërtuar njerëzit e të nesërmes sepse unë e kam merakun tek njerëzit e të nesërmes.
Qytetari: Nëse do shkruanit një libër autobiografik si do e titullonit?
Grida Duma: Më ka ngacmuar tituli i një kopertine “Të jesh Grida Duma” edhe duhet të kem një refleksion për veten.