”Më keni çarë mitrën”, çfarë ka ndodhur me Zhaklinën, dhe me kë e ka?
Zhaklin Lekatari si opinionistje në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, është gjykuar keq për rolin e saj. Pasi mbaroi BB Vip2 dhe tanimë ajo nuk është më në rolin e opinionistes, Zhaklin Lekatari duket se është kthyer në rolin e saj të përditshëm, duke thyer tabute me deklaratat e saj rreth seksit apo organeve seksuale.
Zhaku ka qenë e ftuar në Podcastin e ish-banorit të BBV, Gerti Koxha ku ky i fundit i ka kërkuar të shpjegonte kuptimin e bluzës që kishte veshur ku dukej mitra e vizatuar me një sëpatë që po e pret në mes.
Ish-opinionistja tha se kjo bluzë i drejtohet të gjithë atyre që “ i çajnë mitrën” duke përfshirë kështu meshkuj dhe femra.
Pjesë nga biseda:
Gerti: Dua të ma komentosh pak bluzën.
Zhaklin: Po bluzën e kam bërë vetë edhe kam shkrua “Na keni ça Mitrën”.
Gerti: Po kujt i drejtohet kjo që ke shkruar.
Zhaklin: Atyre qe na e çajnë qafën e mitrës dite për ditë edhe gratë, por edhe burrat.