GJKKO rrëzon kërkesën e Mediut për akt-ekspertimim e shënimit “për Shkelzenin”
Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për kryerjen e një akt-ekspertimi daktilografik të shënimit “Për Shkëlzen Berishën”, në një faks të paraqitur si provë nga SPAK në dosjen “Gërdeci”.
Në seancë avokatët e ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” pretenduan se në aktet e dosjes të vënë në dispozicion gjykata, mungojnë 40 akte shkresore të referuara nga prokuroria.
Për t’ju vënë në dispozicion mbrojtësve këto materiale, gjykata shtyu seancën për në 10 shkurt.

