Me lot në sy, Ronela Hajati: Zero mbështetje në “Eurosong”, edhe klipin e pagova vetë! Lumi i kritikave më lëndoi

Këngëtarja Ronela Hajati, e ftuar në “Më lër të flas”, rrëfeu si asnjëherë më parë, përjetimet nga kritikat për përfaqësimin në “Eurovision”. Ronela që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, vitin e kaluar, u shpreh e lënduar për “lumin e vërejteve” sikurse e cilësoi, që dëgjonte teksa qëndronte në Itali.

“Nuk kam folur asnjëherë për Eurovisionin, sepse e kam mbajtur për vete. Kur kam qenë, kam parë një lum kritikash, vërejtjesh. E kam kënduar atë këngë kudo në Evropë, ndërsa këtu shumë njerëz më kthyen shpinën. Të gjithë e dinë si jam unë në skenë. Çdo gjë që do të bëja ishte e mirëmenduar. Por, ai nuk është një festival i këngëve kombëtare, nuk është një vend ku duhet të këndosh një këngë që të përfaqësojë traditat apo kulturën e shtetit tënd. Është një festival esktramodern, jashtë çdo pritshmërie. Mbase tingëllon egoiste, por unë atje kam menduar të bëj show për emrin tim”.

Sipas saj, stafi i Radio Televizionit Shqiptar, nuk i dha buxhetin e kërkuar, madje pagoi vetë për klipin prezantues apo edhe qëndrimin në hotel.

“Marrëdhëniet që kam pasur atë vit me stafin e RTSH-se, kanë qenë shumë të serta. Unë doja një skenë gjigante, por si buxhet, nuk m’u dha kurrë. Unë u detyrova që edhe klipin përfaqësues, ta paguaja vetë. Të shikoje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinin, ne qëndruam në një motel në periferi, sa që fansat nuk dinin ku të na gjenin. Nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori, as një ‘suksese’. Nuk kam pasur asnjë lloj mbështetje. Është turp, jo për të ardhur keq. Ne duhet të rrinim edhe katër ditë derisa të mbaronte Festivali, ata ikën dhe unë ndjenja vetëm”.

Më lanë në mes të katër rrugëve, unë pagova hotelet e gjithçka vetë, rrëfeu Ronela me lot në sy.

“Nuk e kuptova se përse ndodhi, sepse unë jam përpjekur me të gjithë dashamirësinë, u mundova shumë që të dilte sa më bukur. Unë pata shumë gabime që i bëra atje, e pranoj. Mund të dilte performancë më e ngjashme me atë në RTSH. Atje këndoje para 30 mijë personave çdo dy ditë. Gjithë ai gëzim i madh, ti harron që nuk duhet ta lodhësh zërin. Por, mbështetja nga ata që duhet të më mbështesin, kanë qenë zero”.

Ajo e cilëson të neveritshme mënyrën se si është gjykuar në median shqiptare. Gjatë Festivalit, në Shqipëri bëheshin emisione, ku të ftuarit vetëm më shanin, tha artistja gjatë intervistës.

“Çdo ditë, këtu bëheshin emisione, ku kishte njerëz që thoshin ajo vajza në fëlliqi, na turpëroi, doli e zhveshur. Nuk dua ta kujtoj se më mbushen sytë me lot, por ka qenë e neveritshme të merresh me një artiste, kur të gjithë e kanë ditur që ka qenë e mirëmenduar. Të mblidhen edhe emisione politike, për të sharë mbarë e prapë një artiste. Mirë apo keq, kënga ime është e vetmja që është shndërruar në hit. Sot e kësaj dite, vazhdon edhe luhet në çdo club. Por, ne suportin ndaj njëri-tjetrit e kemi zero, është për të ardhur keq. M’u duk sikur dështova, thashë karriera ime ka mbaruar”.

SHKARKO APP