Më në fund rrëfehet Miley: Nuk kam plan të martohem

Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus ka folur herë të parë rreth marrëdhënies së saj me aktorin Liam Hemsworth dhe planet për martesë. Në një intervistë për Page Six, ajo tha: “Nuk dua martesë të parashikuar. Jam 24 vjec. Shpresoj se do jetoj pak më shumë. Kam shumë gjëra për të bërë para se të martohem”. Momentalisht ajo mban në gisht unazën që Liam i ka dhënë në 2012. “Tre vite më parë, nqs do më pyesnit nëse do doja të isha këtu, kaq e lumtur me këtë njeri, unë do isha habitur. Unë vetëm po e shijoj këtë. Në disa marrëdhënie, ju thjesht humbni veten duke qenë me një njeri tjetër. Në fakt, kjo lidhje më ka bërë të gjej veten. Nuk kam idenë se si do jem pas 3 vitesh, por nëse do jem më e lumtur, do vazhdoj kështu”. Ndërkohë nuk tregoi asnjë plan për martesën dhe duket se asgjë nuk do të bëhet pasi kanë qenë spekulime të medias. Cifti vazhdon të gëzojë lidhjen në harmoni, ndërkohë që 24-vjecarja po punon me albumin e ri muzikor.

SHKARKO APP