”Me një zemër plot dhe e lumtur”, Dua Lipa: Festivali ”Sunny Hill” vazhdon në shtëpinë e tij
Festivali i artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ”Sunny Hill” shkaktoi zhurmë të madhe ende pa nisur. Pas ”rikthimit” në Prishtinë, vetë Dua Lipa është shprehur e lumtur që ”Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë.
“Me një zemër plot dhe e lumtur, jam krenare të them se është vendosur që festivali ynë “Sunny Hill” të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të bëjmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë.
Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti. Me dashuri Dua”, ka shkruar artistja për mbi 84 milionë ndjekësit e tij.
View this post on Instagram