Me origjinë nga Shkupi, shuhet në moshën 75-vjeçare aktorja e njohur turke
Showbiz E Premte, 13 Gusht 2021 15:17
Sabina Toziya, aktorja e njohur e serialit të famshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, e cila ka luajtur rolin e dados së sulltanit ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Sabina humbi jetën si pasojë e një tumori në kokë, e cila vuante prej kohësh. Ajo ka lindur në Shkup në vitin 1946 dhe gjatë karrierës së saj si aktore, e kemi parë në shumë seriale turke.