Me pushime në Shqipëri, Dua Lipa këndon shqip së bashku me vëllain e saj (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po shijon pushimet në Jug të Shqipërisë, përpara festivalit madhështor Sunny Hill.

Në një mbrëmje me miqtë dhe të afërmit bukuroshja shqiptare nuk ka nguruar të postojë momentet më të bukura që po kalon.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një story i saj në Instagram, teksa shfaqej duke kënduar shqip së bashku me vëllain Gjin Lipa.

Ata kënduan këngën “Shkel” të Armend Rexhebakiqit dhe atë të Nexhmije Pagarushës “E dehur jam”.

SHKARKO APP