Me sëmundjen e lëkurës, 20-vjeçarja përlotet në studio: I lyeja me make-up nga turpi

Viola Sylejmani prej 15 vitesh bashkëjeton me vitiligon, sëmundjen që të zbardh lëkurën dhe ta lë me pulla. 20-vjeçarja e ftuar në ”Ftesë në 5”, ajo ka treguar se fillimi i pranimit të kësaj sëmundjeje ka qenë shumë e vështirë për të, pasi shumë persona e paragjykonin.

Ajo u përlot kur tregoi se kur shkonte në plazh, dëgjonte nënat e shoqeve të saj që u thonin fëmijëve të tyre, të mos i afroheshin Violës sepse mund t’ua ngjiste. Me lot në sy, ajo tregon se shumë herë i lyente shenjat në trup me make-up dhe se për shumë vite me radhë nuk e ka dashur veten e saj.

”Që prej fëmijërisë jam paragjykuar nga moshatarët. Kur shkonim në plazh, atëherë si çdo fëmijë që do të krijojë shoqëri iu afrohesha fëmijëve dhe dëgjoja nënat që nuk i lejonin të më afroheshin, sepse kishin merak se ngjitej. Gjatë moshës 16-vjeçare, në momentin kur nisa punën time të parë, u detyrova të mbuloja me make up shenjat në këmbë dhe në duar, për të shmangur vështrimet dhe reagimet paragjykuese të njerëzve. Për vite me radhë nuk e ka dashur dhe nuk e ka pranuar veten siç është”,-tregoi Viola ndër të tjera, duke shtuar se tashmë e ka pranuar veten siç është.

SHKARKO APP