Më shumë para shkuan për marketingun e “Barbie” sesa për të bërë filmin
Filmi “Barbie” ka pasur një sukses të madh brenda dy javëve të para të publikimit dhe sigurisht, ekipi i marketingut është kryesisht përgjegjës për këtë.
Meme, këngë, linja veshjesh kushtuar Barbit, madje edhe festa me temë rozë u organizuan për të promovuar filmin e Greta Gerwig.
Në fakt, në një botim të Variety thuhet se buxheti i dhënë për marketing ishte shumë më i madh se ai për krijimin e filmit. Sipas informacioneve, marketingu ka kushtuar 150 milionë dollarë, ndërsa i gjithë krijimi i “Barbie” ka kushtuar 145 milionë dollarë.
Sigurisht se këto para janë rikuperuar, pasi filmi ka thyer çdo rekord në arkat botërore, duke mbledhur 775 milionë dollarë.
Bazuar në linjën ikonë të lodrave të Mattel. Megjithëse Mattel prodhoi filmin, audienca dhe kritikët vlerësuan tonin satirik që Gerwig solli, i cili prek temat e kapitalizmit, identitetit dhe ekzistencializmit.
Barbie’s marketing budget amounted to $150 million, surpassing the production cost of the film, which was $145 million.
This highlights the power of an almost limitless marketing budget, as it allowed Barbie to gain worldwide exposure.
There are millions of small businesses… pic.twitter.com/STUaQISdo2
— Omega (@crypto0mega) August 2, 2023