Me stil dhe gjatë pandemisë, Louis Vuitton krijon mburojën luksoze kundër COVID-19

Jetojmë në një kohë kur fundi i pandemisë së koronavirusit nuk dihet, edhe pse shkencëtarët nga mbarë bota po punojnë për zbulimin e një vaksine.

Për pasojë edhe maskat mbrojtëse për fytyrën do të jenë mes nesh për një kohë të gjatë si e vetmja masë mbrojtëse që kemi nga virusi i tmerrshëm. Tashmë ajo është kthyer në një aksesor në jetën tonë të përditshme, siç mund të ndërrojmë një palë vath ose varëse mund të ndqërrojmë dhe maskën. Po pse të mos jenë me stil shkruan ‘Vanityfair’

Që prej fillimit të pandemisë stilistët e njohur kanë prezantuar maskat e tyre mbrojtëse edhe në versione luksoze. Pas asaj të Burberry-it, që kushton 95 dollarë, Louiss Vuitton ka vendosur të bëj një hap më tej.

Firma e njohur ka stiluar mburojën luksoze, e cila edhe tregon stil edhe mbron nga koronavirusi. Ajo ndryshon ngjyrë, bëhet nga e kthjellët në të errët, nën rrezet e diellit duke mbrojtur mbajtësit edhe nga dielli tamam si një palë syze. Mburoja e fytyrës do të shitet online dhe në dyqanet e Louis Vuitton, duke filluar nga 30 tetori.

SHKARKO APP