”Më trafikuan dhe përdhunuan”/ Miss Kosova: Kurorën e fitova për babain, është në burg për mua

Tuti Sejdiu, është 19-vjeçarja nga Gjilani e cila rrëmbeu pak ditë më parë kurorën e “Miss Universe Kosovo 2021”.
Pasi mori çmimin, bukuroshja kosovare tha se kurorën i’a dedikon babait të saj, karrigia e të cilit ishte bosh pasi ndodhet në burg.

”Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe është familja ime, kishin gjithmonë qejf të shpallesha Miss. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e besoja që do e fitoja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time pasi gjatë jetës së tyre kanë sakrifikuar shumë për mua, e vazhdojnë që të sakrifikojnë. Jam e mërzitur sepse shoh gjithë familjen aty dhe vetëm një karrige është e zbrazët sepse mungon babai im. Është sot në burg për mua sepse ka luftuar për padrejtësinë që më kanë bërë”,-u shpreh Tuti Sejdiu.

19-vjeçarja gjatë një interviste për “ATV” zbuloi se në moshën 6 vite më parë është trafikuar në Serbi nga një person që jeton përballë shtëpisë së saj dhe është përdhunuar nga njerëz të ndryshëm. Ajo tregoi se i ati trokiti në të gjitha dyert e institucioneve për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj dhe për këtë arsye sot ndodhet në burg. Sejdiu u shpreh gjatë intervistës se trafikuesi i saj dhe përdhunuesit janë të lirë dhe gjatë gjithë kohës merr kërcënime të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?