Me unazë në gisht dhe puthje në buzë Seldi Qalliu prezanton vajzën që i ka vjedhur zemrën

Pas ndarjes së bujshme nga këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra, duket se Seldi Qalliut dikush tjetër i ka vjedhur zemrën.

Këngëtari ka zgjedhur ditën e saj të lindjes për ta prezantuar partneren e tij me publikun.

Seldi në llogarinë e tij në “Instagram” ka publikuar video dhe foto nga supriza që kishte përgatitur për ditëlindjen e saj.

“Edhe 100 zemra ime te dua shum”– janë fjalët e Seldit në postim.

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer unaza në gishtin e fejesës të bukuroshes.

A i kanë dhënë fund beqarisë apo jo mbetet per t’u parë.

SHKARKO APP