Meastro urinoi gjatë sfidës, Arbër Hajdari: Edhe unë mund ta kisha bërë!
Big Brother mbrëmjen e sotme nisi me sfidën e qendrueshmërisë, të cilën e fitoi Nita Latifi duke rezistuar 14 orë e 50 minuta.
Megjithatë, një ndër konkurrentët që rezistoi më shumë ishte Maestro, i cili për të vazhduar garën urinoi para kamerave, mbuluar me një batanije.
Ky veprim u prit me shumë kritika nga disa banorë të cilët e cilësuan joetike dhe pavend.
Amosi madje e cilësoi kafshërore veprimin dhe pyeti opinionistin Arbër Hajdari nëse do ta kishte bërë një gjë të tillë.
“Nuk e di, nuk jam aty brenda. Edhe mund ta kisha bërë, por do të sigurohesha që asnjë nga banorët mos të ndihej në siklet”, u përgjigj Arbri.