Media prestigjioze angleze jehonë pjesëmarrjes së Jonida Maliqit në Eurovizion
Nesër këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë në Eurovision Shqipërinë me këngën “Kthehu Tokës”. Shumë media të huaja i kanë dedikuar shkrime këngëtares shqiptare. Së fundmi media angleze “Heart.co.uk” në një shkrim të gjatë përshkruan me detaje pjesëmarrjen e Jonida Maliqit në Eurovizion si dhe nga jeta personale.
Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Radio “heart.co.uk”:
Kush është Jonida Maliqi? Njihuni me përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion e cili do të performojë këngën “Ktheju tokës”
Shqipëria shpreson të fitojë Eurovizionin e 2019-ës me Jonida Maliqin e cila filloi karrierën e saj si këngëtare kur ishte vetëm 13 vjeç.
Ky është viti i 16 që Shqipëria merr pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovizion, që në 2004 kur iu bashkua këtij kompeticioni.
Pavarësisht se eksperienca e tyrë në Eurovizion është relativisht e re, por Shqipëria me ketë përfaqësim shpreson të fitojë çmimin e parë.
Pra le të njihemi me përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion 2019, Jonida Maliqin dhe le ta zbulojmë mesazhin e këngës së saj.
Kush është Jonida Maliqi?
Jonida është shumë e njohur në showbizin shqiptar pasi ka marrë pjesë në disa konkurse këndimi. Ajo gjithashtu është e diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe ka studiuar për violinë dhe kitarë.
Në moshën 13-vjeçare ajo ka marrë pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës me këngën “Planeti i Fëmijëve”, një konkurs i madh i këngës shqiptare. Më pas ka marrë sërish pjesë në vitin 2010.
Ajo ka publikuar albumin e saj të parë në vitin 2006 dhe po ashtu Jonida ka luajtur në një shfaqje teatri të quajtur “Dhjetë Urdhërimet” dhe si në një shfaqje muzikale ku ka luajtur në rolin e Xhuljetës te “Romeo dhe Xhuljeta”.
Ajo tashmë është kthyer në një yll televiziv dhe në vitin 2016 Jonida Maliqi ka qenë gjyqtarë në sezonin e pestë të “The Voice of Albania”.
Cili është mesazhi i këngës përfaqësuese shqiptare në Eurovizion?
Jonida Maliqi do të performojë këngën me titull “Ktheju Tokës”, që duket si mesazh për shqiptarët që çdo ditë e më shumë po emigrojnë.
Gjatë një interviste me fansat e Wiwibloggs të Eurovizionit, Jonida shpjegoi kuptim e tekstit, duke zbuluar se kënga përqendrohet tek emigracioni shqiptar, veçanërisht në lidhje me Luftën e Kosovës
Eurovizioni shpreson se është shkruar “për shqiptarët, për emigrantët, dhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën”.
Videoja e performancës disi dramatike të Jonida Maliqit në festivalin e këngës së Eurovizionit tashmë është në internet, ku zbulohet një pjesë e asaj që pritet të ndodhë ditën e së enjtes.
Jonidën do ta shoqërojnë tre këngëtarë të tjerë, ku do të shfaqen imazhe të zjarrit në sfond dhe po ashtu një shqiponjë e madhe do të mbulojë ekranin.
Thuhet se këngëtarja do të jetë e veshur në skenë me një fustan të zi të zbukuruar me ar.
Pse u zgjodh Jonida Maliqi për të përfaqësuar Shqipërinë?
Pas shumë përpjekjeve, në dhjetor të vitit 2018, Jonida mori pjesë në edicionin e 57-të të Festivalit të Këngës në RTSH dhe në fund fitoi.
E sipas rregullave të festivalit, fituesja automatikisht zgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.
A është Jonida Maliqi në Instagram?
Po, këngëtarja ka 460 mijës ndjekës në Instagram dhe ju mund t’i bashkoheni atyre @jonidamaliqi.
Kur është Eurovision Song Contest 2019 në TV?
Finalja e Eurovizionit 2019 do të jetë të shtunën më 18 Maj dhe do të transmetohet në BBC One. Nata e parë u zhvillua të martën më 14 maj dhe gjysmëfinalja e dytë do të jetë të enjten më 16 maj.
Kur do të performojë Jonida Maliqi?
Jonida do të performojë e 14-ta në Gjysmë-finale e dytë që është të enjten më 16 maj në Expo Tel Aviv në Izrael.
Linku origjinal
Përgatiti Jonida Halili, Koha Jonë