Mediat boshnjake “çmenden” pas nuses së Topallit: Aq e bukur sa Jennifer Lopez (Foto)

E gjendur shpesh kohët e fundit në titujt e mediave rozë, moderatorja Eva Murati është një prej emrave të rinj që premton shumë jo vetëm në fushën e televizionit, por edhe në atë të kinematografisë.
Pak muaj më parë, ajo u bë pjesë e filmit Skanderbeg dhe menjëherë pas tij, mori sërish një rol në serialin “Ti mund të më quash Xhon”.
eva-murati
E cilësuar si një nga vajzat më të bukura shqiptare, këto nuk janë të vetmet projekte premtuese për Evën. Nga fusha e modelingut, ambiciet e saj kaluan shpejt në ekran. Për momentin, Eva drejton një program sportiv dhe është një sfidë për të cilën është shprehur se e ka shumë për zemër.“BalkanWeb” raporton se fama e Eva Muratit duket se i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë pasi ajo ka rënë në sy edhe të mediave boshnjake të cilat e krahasojnë bukurinë dhe dhunitë e saj me ato të divës Jennifer Lopez.
eva-murati
Një nga portalet kryesore në Bosnjë, klix.ba i ka kushtuar një artikull bukuroshes shqiptare, raporton “BalkanWeb”. “Eva Murati është gazetare sportive dhe një prezantuese televizioni. Ajo studion drejtësi, është aktore dhe modele nga nga Tirana. Bukuroshja nga Shqipëria u u lind më 25 maj 1995 dhe përveç gjuhës amëtare shqipe amtare, flet anglisht, italisht dhe spanjisht.
Evin drejton momentalisht një program sportiv, është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka dhunti të shumta dhe është shumë e talentuar aq sa mund të krahasohet me Jennifer Lopez”, – shkruan portali boshnjak klix.ba.

Kujtojmë se Eva Murati është prej një kohe të gjatë e fejuara e Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

 

Untitled

SHKARKO APP