Mediat britanike: Kate Middleton, një mbretëreshë në pritje
Mediat brianike shkruajnë se në funeralin e Princit Philip u bë e qartë se e ardhmja e famijes mbretërore është ”e sigurtë” me Kate Middleton si pika kryesore e referimit. Me paraqitjen e saj të përkryer dhe elegante, Kate dukej si një mbretëreshë në pritje. Me afrimin e saj të butë mes dy vëllezërve në konflikt princi William e Harry, dukesha e Cambridge tregoi aftësitë e fshehta të një diplomateje mbretërore.
Mbështetja për burrin e saj ka qenë e papërmabjtur që kur u martua me Princin William dhjetë vjet më parë. Në fund të lamtumirës funebre të së shtunës, Kate shihej që ngushëllonte dhe babanë e trazuar të William, Princin Charles, 73-vjeçar, me një puthje në faqe dhe dorën mbi sup.
Pak pas kësaj, Kate u bë ndërmjetësja e paqes mes 38-vjeçarit William e vëllait të vogël Princit Harry, 36-vjeç. Prandaj në muajt e vitet në vijim, dukesha 39-vjecare besohet se do të jetë personi ku e gjithë familja mbretërore do të mbështetet, siç bënë në rastin e dhimbjes nga humbja e Dukës së Edinburgh.
Ekspertët mbretërorë thonin se në shumë mënyra Kate i ngjasonte nënës mbretëreshë, me mbështetjen e saj ndaj bashkëshortit George VI, gjatë krizës së dorëheqjes së tij në Luftën e Dytë Botërore.