Mediat e huaja i kushtojnë shkrime gjestit të Dua Lipës, serbët plasin e shfryhen në komente
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka marrë reagime të shumta në internet, pasi ka postuar një fotografi të hartës së territoreve etnike të banuara nga shqiptarët në Ballkan, të pasqyruar me përkufizimin e fjalës “autoktone”. Ky imazh ka nxitur mjaft reagime në internet, me trojet shqipfolëse që kanë shfaqur mbështetje për fushatën lidhur me vendosjen e Kosovës në hartë nga Apple. Gjithashtu, ka nxitur edhe zemërim, kryesisht nga profile të shtetasve të Serbisë. Në postimin e Duas janë shfaqur komente si “Kosova është Serbi” dhe madje akuzohet këngëtarja si “fashiste”, teksa është nisur një fushatë me hashtagun #CancelDuaLipa” (Bojkoto Dua Lipën). Postimi i saj tërhoqi reagime domethënëse, me disa që interpretuan hartën si përfaqësues të konceptit të Shqipërisë së Madhe, megjithëse Lipa nuk e përmendi diçka të tillë.
RT i ka kushtuar një shkrim gjestit të Dua Lipës
Fansat e muzikës nuk e dinë nëse duhet të anulojnë dhe bojkotojnë ndjekjen e këngëtares DuaLipa, pasi ajo postoi një foto nacionaliste të Shqipërisë së Madhe. Këngëtarja 24-vjeçare me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka postuar një fotografi të një flamuri të Shqipërisë etnike, me shqiponjën me dy koka. Ndërkohë postimi i saj ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, pasi fansat e saj u përpoqën të kuptonin nëse ajo thjesht po mbron njerëzit e saj, apo po shkon drejt fashizmit.
Citimi i saj për përkufizimin ‘autokton’ sugjeron që ajo pajtohet me këtë ide, pasi i referohet pikëpamjes se shqiptarët janë një popull vendas në Ballkan. Harta etnike është një koncept në të cilin Shqipëria shtrihet në territoret e Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë, Kosovës dhe Serbisë. Është një pikëpamje e njohur si irredentizëm, ose besim se rajonet etnike shqiptare në Ballkan duhet të shkrihen në një shtet më të madh shqiptar.
Kosova vendi nga janë prindërit e Lipës dhe ku ajo kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj, është një shtet i njohur vetëm pjesërisht nga Serbia, me të cilën ndodhet në një mosmarrëveshje historike për territoret e saj. Disa fansa e kanë cilësuar këngëtaren si një ‘fashiste’, duke argumentuar se përafrimi i saj me grupet etno-nacionaliste shqiptare, të cilët mbrojnë për aneksimin e territoreve të disa vendeve, është problematike. Grupe të tjera kanë duartrokitur këngëtaren, duke pretenduar se mesazhi i saj hodhi poshtë idenë se shqiptarët janë të ardhur në Ballkan. Në komentet poshtë shkrimit, kanë plasur polemikat mbi Kosovën, serbët të zemëruar kanë mbushur me komente negative postet e Lipës dhe të shkrimeve të tjera ku përmendet ajo.
https://www.instagram.com/p/CC5_68wo0gn/