Mediat italiane ngatërrojnë Alketa Vejsiun me Eni Koçin dhe Tunën
Pjesëmarrja e Alketa Vejsiu-t në edicionin e 70-të të Sanremos është komentuar shumë kohët e fundit.
Qoftë veshja e saj, bizhutë e shtrenjta apo performanca, Vejsiu ka qënë në qendër të lajmeve, jo vetëm shqiptare, por edhe ato të huaja.
Mediat e huaja kanë bërë disa gafa në shkrimet e tyre për moderatoren. Ata e kanë ngatërruar atë me dy këngëtare shqiptare.
‘Donna fan page’ e ka ngatërruar Alketa Vejsiun me këngëtaren kosovare Tuna, ndërsa ‘Meteo week’ me Eni Koçin.
Kjo e fundit shkruan gjithashtu se prezantuesja shqiptare e ka ndezur rrjetin me foto me bikini dhe poston një foto shoqëruese.
Fatkeqësisht për ta fotoja ishte e Eni Koçit dhe jo e Vejsiut.