Mediat serbe shqetësohen nga simboli i Shqiponjës: Anxhela na provokoi nga Eurovizioni (FOTO)
Shqiponja dy krenare vijon të shqetësojë mediat serbe, edhe pse në atë simbol s’ka asnjë provokim për serbët. Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në ”Eurovizion Song Contest”, Anxhela Peristeri përshëndeti ndjekësit me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën me dy krerë. Ky veprim u cilësua si provokim në mediat serbe, të cilat reagon fill pas postimit të kënëgtares.
“Novosti” i dedikoi një artikull veprimit të përfaqesueses së Shqipërisë, duke e cilësuar si provokim. “Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb.
Në artikullin e “Novostit” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal. “Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyrën shqiptare. Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo ndau një foto me të njëjtën temë një javë më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e mediumit serb.