Megan Fox habit me deklaratën e fundit: Prej dy dekadash jam biseksuale

Megan Fox i ka habit të gjithë me deklaratën e dhënë së fundmi. Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ajo ka rikujtuar fansat se është anëtare e komunitetit “LGBTQI”. Në foton e publikuar vihet re se thonjtë e Fox janë në ngjyrat e ylberit njëlloj si ikonat bashkëngjitur shkrimit. Aktorja ndihet krenare se po feston të qenit biseksuale për më shumë se dy dekada. Komentet dhe pëlqimet kanë vërshuar në rrjetin social të aktores nga fansat të cilët e kanë përkrahur mjaft.

Kujtojmë se një vit më parë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly e kaluan lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Këngëtari i famshëm e ka kujtuar këtë moment të veçantë më herët përmes një postimi në rrjete sociale. Para 1 viti Megan Fox i ka thënë ato 3 fjalët e mëdha, që janë shumë të rëndësishme për partnerin në një marrëdhënie.

“Ajo tha ‘të dua’ 1 vit më parë”, shkroi Machine Gun Kelly në një postim në “Twitter”.

Fansat e dyshes u prekën shumë nga ky postim, për shkak se është e vështirë të gjesh një mashkull që mban mend të tilla çaste për t’i festuar.

“Vajza ai mban mend këtë datë. Nuk do të pretendojmë më pak se kaq”, ka shkruar një fanse.

“Sa gjë e bukur për të festuar në mbrëmjen e super hënës së përgjakur. Duhet të jeni të bekuar të dy”, ka shkruar një tjetër.

SHKARKO APP