Meghan-Harry dhe 70+ çifte të tjera u martuan fill pas kësaj recete

Për Emily Blunt dhe John Krasinski, Meghan Markle dhe Princin Harry dhe mbi 70 çifte të tjera, dashuria nisi nga stomaku.

Në një intervistë për iHeartMedia, Emily Blunt pretendoi se Krasinski i propozoi vetëm pasi ajo kishte përgatitur recetën e pulës së pjekur të yllit të Food Network, Ina Garten, e cila njihet gjerësisht si “pula e fejesës”.

“Thjesht bëra diçka që e dija se do ta pëlqente”, kujtoi ajo. “Dua të them, një pulë të pjekur, kush nuk e do një pulë të pjekur? Pula e pjekur që adhuroj është pula e pjekur e Ina Garten-it, quhet “pula e fejesës”. Kur njerëzit e bëjnë atë, ata fejohen ose diçka e tillë”.

Në vitin 2018, Garten pretendoi se Meghan Markle e bëri recetën për Princin Harry pak para se të fejohej. “Pa mua, nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha ajo me shaka asokohe. Nëse po pyesni veten për recetën, ja tek e keni videon. Me trashëgime!/Anabel/

SHKARKO APP