Meghan ”thyen rregullat” rikthehet në Instagram
Mëngjesin e sotëm, fansat rastësisht janë surprizuar nga aktivizimi i profilit në Instagram të Meghan Markle.
Ish-aktorja amerikane, ka mbyllur profilin e saj në çdo rrjet social pas zyrtarizimit të lidhjes me princin Harry. Rregullat mbretërore e përcaktojnë shumë qartë se rrjetet sociale janë të ndaluara për çdo anëtar të familjes.
Sot në mënyrë të pashpjegueshme, llogaria e Dukeshës së Sussex ishte aktivizuar. Por sipas reporterit mbretëror Omid Scobie, Meghan nuk ka vendosur rastësisht që të kthehet në rrjetin e famshëm social por ky është thjesht një gabim i Instagram.

KOHA JONË SONDAZH

