Mel B tepër e zemëruar: “Dadoja më vodhi 300.000 euro!”

Ish-anëtarja e “Spice Girl” është në mes të shkurorëzimit të tensionuar me ish-bashkëshortin Stephen Belafonte. Përveç kësaj, në gjykatë ajo është duke kërkuar një urdhërkufizues për dadon, Lorraine Giles dhe e akuzon atë se i ka vjedhur 300.000 euro. “Stephen i tha Lorraine të merrte me qira një depo dhe t’i fshihte xhirimet e seksit”, tha Mel B. Ajo pohon se ata të dy kanë abuzuar dhe e kane shqetësuar, ndërkohë që kanë jetuar gjatë gjithë kohës nga financat e saj. Këngëtarja e ka akuzuar Belafonten se e ka rrahur atë gjatë martesës. Edhe pse njëzet vjet më parë arriti famë botërore, ish-anëtarja e Spice Girl tani është trokë. Ajo kishte një pasuri rreth 50 milionë dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?