Mel Gibson, baba për herë të nëntë

Mel Gibson së shpejti do të behet baba për herë të nëntë. 60-vjeçari dhe e dashura e tij, Rosalind Ross, 26-vjeç, janë në pritje të një fëmije.

Ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i tyre për “Page Six”. Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin, por i nënti për aktorin dhe regjisorin. Gibson ka 7 fëmijë me ish bashkëshorten e tij Robyn Moore dhe një vajzë me ish të dashurën e tij Oksana Grigorieva. Gibson dhe Ross kanë bërë publike marrëdhënien e tyre verën e kaluar.

SHKARKO APP