Mel Gibson bëhet baba për herë të nëntë

Mel Gibson është bërë baba për herë të nëntë. Aktori 61-vjeçar ka mirëpritur ardhjen në jetë të një djali me të dashurën e tij Rosalind Ross 26-vjeçe, ditën e shtunë në Los Angeles.

Sipas revistës “People”, vogëlushin e kanë quajtur Lars Gerard Gibson. Një burim për këtë revistë ka thënë:

“Ata janë shumë të kënaqur dhe Lars është i mrekullueshëm. Familja e tyre është e gjitha pranë tyre dhe Mel po fluturon nga gëzimi. Ata ndodhen në shtëpi dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të lumtur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?