Melania e kishte ëndërr, Jill Biden zë kopertinën e Vogue

Vetëm disa muaj pasi Jill Biden u bë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ‘Vogue’ do të vendos atë në kopertinën e saj të muajit gusht, gjë për të cilën Melania Trump-it nuk ju dha kurrë mundësia, nga kjo revistë.

Profili prej 6,000 fjalësh u botua në internet të martën (29 qershor) dhe përmban disa imazhe të Jill të cilat u shkrepën nga fotografja e famshme Annie Leibovitz.

Sipas gazetës britanike, Jill Biden zgjodhi të vishte një fustan më lule nga Oscar De la Renta për foton e kopertinës dhe pozoi në ballkonin Truman të Shtëpisë së Bardhë.

Me këtë foto, 70 vjeçarja zgjodhi gjurmët e paraardhëses së saj Michelle Obama, e cila u shfaq në kopertinën e Vogue jo vetëm një herë por tre herë gjatë mandatit të burrit të saj.

Kjo kishte zemëruar Donald Trump dhe Republikanët, pasi Melania Trump nuk u kërkua kurrë të bënte të njëjtën gjë si Zonja e Parë.

Në intervistën e saj Jill Biden flet për jetën në Shtëpinë e Bardhë, udhëtimet e saj si Zonja e Parë dhe për martesën me Joe Biden.

Gjithashtu ajo ka folur dhe për stilin e saj të veshjes, e cila është diskutuar shumë herë, madje të shoqëruar dhe me komente negative: kjo ka të bëjë me paraqitjen e Jill Biden me geta të zeza.

Kjo paraqitje e saj u komentua shumë në rrjetet sociale, madje disa përdorues të rrjeteve sociale theksuan se kjo lloj veshje “nuk i përshtatet moshës së saj”.

SHKARKO APP