Melania i kthen shpinën Trump

Ndryshe nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, Melania nuk është e interesuar të shijojë përsëri titullin e zonjës së parë.

Mosinteresimi i Melanie për jetën politike publike është aq i madh saqë ajo thuhet se i pranoi disa prej miqve të saj që jo vetëm që nuk ka ndërmend të mbështesë ambiciet politike të burrit të saj, por ajo nuk ka aspak dëshirë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo nuk dëshiron të jetë përsëri zonja e parë. Për të, ishte një kapitull i jetës që përfundoi, dhe kaq”, tha një burim pranë Melania për CNN. Ajo e sheh ndikimin e Trump në Partinë Republikane si punë e tij dhe jo të saj.

“Ajo do të zëvendësohet nga Lara, gruaja e djalit të Trump, Eric, ose Kimberly Guilfoyle, e dashura e djalit të madh të Trump, Don. Ata kanë të njëjtën dëshirë për të kandiduar përsëri si Trump, dhe Melania nuk është fare atje“, shtoi burimi.

SHKARKO APP