Melania Trump duke ‘ngrënë’ bizhuteri në ‘Vanity Fair’ zemëron meksikanët
Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka pozuar në kopertinën e Vanity Fair për Meksikën dhe kjo ka zemëruar shumë meksikanë nisur edhe nga replikat më të fundit mes presidentit të tyre dhe atij të SHBA Donald Trump pas vendimit të këtij të fundit për të ndërtuar në mur që ndan dy vendet.
Melania shfaqet në kopertinën e shkurtit të revistës teksa shtiret sikur po ha nga një pjatë e mbushur me bizhuteri dhe diamante. Poshtë fotos kontroverse shkruhet: ‘Si po planifikon ajo të bëhet Jackie Kennedy e re”.
Reagimet pas publikimit të kopertinës në Twitterin e revistës kanë qenë të shumta nga meksikanët, të cilët e kanë cilësuar këtë një fyerje të hapur nisur edhe nga qëndrimi që ka bashkëshorti i saj për kombin e tyre.