Mendohej e vdekur, flet për herë të parë Avril Lavigne

Avril Lavigne është një nga këngëtaret që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës botërore. Por i veçantë është fakti se në lidhje me atë që shohim ne sot ekziston fakti se nuk është Avril Lavigne i vërtetë por një sozi e saj. Kjo teori i ka zanafillat në Brazil në vitin 2003 dhe sipas ‘teoristëve’, kanadezja asokohe humbi gjyshin e saj me të cilin ishte mjaft e lidhur dhe nga depresioni ajo u vetëvra dhe pas një kohe të shkurtër hyri në lojë sozia e saj e quajtur Melissa Vandella. Avil i ka dhënë fund një herë e mirë teorisë konspirative që qarkullon në rrjet prej 15 vitesh. E ftuar në një emision radiofonik në Australi “KISS 1065”, Avril u shpreh se është në dijeni të kësaj teorie por i duket qesharake dhe e pakuptimtë. “Disa njerëz mendojnë se unë nuk ekzistoj, më duket shumë e çuditshme” ,-tha ajo duke shtuar se arsyeja përse mori 5 vite pushim nga muzika dhe ka ndryshuar aq shumë është për shkak të sëmundjes “Lyme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?