Menduat se patë gjithçka? Dasma e dytë e Xhensilës dhe Besit, më gjigande se e para
Dasma e Xhensilës dhe Besit ka qenë me siguri eventi për të cilën sot diskutonin të gjithë. Një dasmë përrallë ishte ajo që çifti përjetoi mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Brigadave,ose siç njihet ndryshe Pallati Mbretëror. Dhe në të vërtetë gjithçka rezultoi perfekte, a thua se pas të gjithave fshihej vërtetë shkopi magjik i zanës së ‘Hirushes’.
Por përveç dashurisë, dëshira e Xhensilës ishte ta jetonte përrallën e saj përmes çdo detaji. Duke filluar që nga këpucët, (identike me ato të përrallës) të markës së njohur Jimmy Choo, e deri tek karroca e Hirushes e cila magjepsi të ftuarit dhe jo vetëm.
Por kjo nuk është e gjitha! Çifti me siguri po merr një sy gjumë për të rikthyer energjitë, pasi në datën 4 shtator i pret një mbrëmje tjetër, që thuhet se do të jetë edhe më magjike se ajo që pamë. Rreth 500 të ftuar do të jenë të pranishëm në dasmën e dytë të çiftit, që siç paralajmëruan do të bëhet për familjarët dhe të afërmit./Anabel/
https://www.instagram.com/p/BYgz8EpBoTU/?taken-by=xhensilamyrtezaj
https://www.instagram.com/p/BYgzp8KBlu_/?taken-by=xhensilamyrtezaj
https://www.instagram.com/p/BYgy39nBUS5/?taken-by=xhensilamyrtezaj