FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Menjëherë pas varrimit, Meghan i kërkon Mbretit takim ”kokë më kokë”

Menjëherë pas funeralit shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II, dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, i ka kërkuar vjehrrit të saj, tashmë mbretit Charles III që të kenë së bashku një takim “kokë më kokë”.

Sipas ekspertit mbretëror Neil Sean, takimi është kërkuar të bëhet para se Duka dhe Dukesha i Sussex të kthehen në SHBA, atje ku jetojnë. Neil Sean ka bërë me dije se Markle ia ka dërguar këtë kërkesë mbretit me anë të një shkrese zyrtare.

Në letrën e shkruar nga Markle, thuhet se do të diskutohen ngjarjet që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit, problematikat në familje, në mënyrë që të mos ketë më keqkuptime mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?