Mentor Haziri shpërthen pasi u refuzua në Festivalin e RTSH-së

Këngëtari i njohur nga Kosova, Mentor Haziri ka shpërthyer në rrjetet sociale pasi kënga e tij nuk u pranua në Festivalin e RTSH-së të këtij viti, “pa dhënë asnjë arsye të vetme”.

Haziri u shpreh se vërtetoi që ky festival “është i ndyrë dhe i zhytur në korrupsion, ku kënga shitet korridoreve”, duke shtuar se nuk i duan shqiptarët e Kosovës për shkak të konkurrencës.

Postimi i plotë:

“Kënga ime e re e shkruar nga unë dhe e orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda nuk u pranua në FEST RTSH pa dhënë asnjë arsye të vetme. Në të kaluarën më kanë thënë që është festival i ndyrë dhe i zhytur në korrupsion ku kënga shitet me pazare nëpër korridore shumë kohë para, kurrë s’kam besuar sepse jam rritur duke e parë atë Festival me këngëtarë të vjetër dhe ikona të asaj kohe. Sot fatkeqësisht e vërtetova atë të keqe dhe po ashtu vërtetova që ai festival nuk i do shqiptarët e Kosovës aty sepse bëjnë konkurrencën.

Asnjë nga Kosova nuk është konkurrent aty këtë vit, këtu dua edhe të dal. Një gjë dua të theksoj që kosovarja Rona Nishliu ju zbardhi fytyrën në Eurovision dhe sot performanca e kënga e saj kosovare dëgjohet ende nëpër botë dhe është këngë historike e Eurovisionit. Marre ju qoftë, komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni që u frikësuat aq shumë nga një shqiptar i Kosovës, sa që nuk ja dhatë as mundësinë të garojë me të tjerët sepse jeni mësuar me festival orgjish playback-u, gjë që fatkeqësisht nuk e bëj dot, por këndoj live.
Dhe mos harroni shumë shpejt në Kosovë do të mbahet Festivali i cili përfaqëson Kosovën në Eurosong. Dhe ju do të humbni shumë nga artistët kosovarë të cilët që nga viti 2000 sollën Pop-in, Rock-un, Hip-Hop-in, Jazz dhe Funk në muzikën e Shqipërisë. Kjo këngë do të vijë së shpejti me videoklip dhe do e shikoni arsyen pse këta nuk pranuar sepse frikësohen nga e mira, origjinalja, nga muzika e vërtetë, prandaj turp amatorë. Kam filluar të besoj në kombin kosovar”, shkroi ai.

Pasi u përball me kritika mbi ndasitë që bëri me shqiptarëve dhe kosovarëve, Mentor Haziri reagoi në një postim tjetër në rrjetet sociale ku shkroi: “Për të gjithë ata që mendojnë se unë po bëj ndasi kombëtare dhe ata që shajnë.

Kosova dashurinë ndaj Shqipërisë e ka hakikat e pa hile, jo rastësisht e gjithë shoqëria ime i kanë emrat e qyteteve shqiptare si Berat, Saranda, Durrsim, Shkodran etj … E sidomos unë si fëmijë, në vitin 1996 përmes plumbave të ushtrisë serbe kam mbërritur për të realizuar ëndrrën time për ta parë Shqipërinë e Skënderbeut, Tiranën e Kadaresë dhe Shkodrën e Fishtës.

Dhe dashurinë time ndaj Shqipërisë jo ky festival po asgjë tjetër nuk mundet të ma zbehë, shume gjyshër tanë vdiqën për Shqipërinë dhe ajo është e vulosur, Shqipëria duhet ta dojë Kosovën me të njëjtën monedhë sepse ne dashurinë ndaj saj e kemi pa hile”.

Andaj ne nga Kosova meritojmë te përkrahemi më shumë moralisht se sa vetëm për shoë.
Shqipëria dhe Kosova edhe po deshën s’kanë ku e çojnë njëra-tjetrën përndryshe edhe shteti i Kosovës është realitet që nuk duhet sabotuar prandaj ishte dhe thënia ime e cekur aty në fund.”

SHKARKO APP