Meri i shpëton nominimit, ndodh puthja e parë në ”Big Brother Albania VIP 3”
Sot është Prime i ”Big Brother Albania Vip 3” dhe në nominimin e parë të këtij ediocioni, garën e ka vazhduar Meri. Pasi i shpëtoi nominimit, ajo mbajti premtimin dhe u puth në buzë me Meritonin. Të pyetur se si e kanë përjetuar, ata kanë pranuar se pavarësisht adrenalinës e kanë jetuar me qetësi. Mes ovacioneve nga banorët dhe publiku dhe thirrjeve “puthje, puthje, puthje”, ndodhi një prej momenteve më të bukura të mbrëmjes.
Ledioni: Tre zotërinj dhe një zonjëm, i radhës që publiku shpëton është… mesaduket Saturni nuk është më në retrogradë, Meri.
Meri: Faleminderit.
Ledioni: Meri, të lutem se na kapi ky emocioni i nominimit dhe atë puthjen shkarazi me Meritonin nuk e kishim.
Biseda me të nominuarit
Ledioni: Meri, si i ke jetuar këto ditë?
Meri: Në mënyrën më perfekte të mundshme.
Ledioni: A ke ndopak frikë?
Meri: Fare.
Ledioni: Fare?
Meri: Fare.
Gabriele: Unë e kam jetuar shumë mirë, shumë qetë, po e shijoj.
Ledioni: Po e shijon? Aman na thuaj edhe ne të tjerëve se si shijohet një nominim.
Gabriele: Ja sapo të kaloj kjo do filloj të ta përshkruaj.
Gazi: Për mua ka qenë shumë i frikshëm.
Ledioni: Pse ka qenë i frikshëm?
Gazi: S’e di. Po mendoja se isha mirë edhe…
Heidi: Unë ja me içik adrenalinë, normal, por kjo është loja. E kam jetuar me qetësi.
Ledioni: Ke vënë re disa ndryshime në sjelljen e banorëve, por do ta shohim.
Alfio: Hiç, kam pak emocione, është e kot ta mohoj këtë gjë. Por thjesht para apo mbrapa do t’iu qëllojë të gjithëve, po e jetoj si gjithmonë. Të vazhdojmë përpara, të shohim çfarë do të ndodhë.