Merita Halili rikthehet në Shqipëri, njihuni me tri vajzat e këngëtares (Foto)
Showbiz E Mërkurë, 2 Qershor 2021 09:27
E gjithë jeta në skenë ka kërkuar, pa dyshim, edhe shumë sakrifica në familje, që për Meritën dhe Raifin nuk kanë qenë të pakta. Tri vajzave, të cilat tashmë janë të rritura, u është dashur ta përballojnë mungesën e herëpashershme të prindërve në shtëpi. Megjithatë, siç tregon Merita, ato janë kujdesur për njëra-tjetrën gjithmonë dhe sot ata janë prindër krenarë.
Në këto foto është e gjithë familja Hyseni: “Megi, vajza e madhe është 28 vjeç. Sot ajo është mësuese e fëmijëve me probleme, me autizëm. Si e madhja, Megi ka qenë gjithmonë një nënë e dytë për dy motrat sa herë që babi dhe mami ishin nëpër koncerte e aktivitete muzikore.
Vajza e dytë, Enxhi, është 21-vjeçare. Ajo vazhdon studimet për stomatologji, ndërsa e vogla, Rea, 14 vjeç, sapo ka mbaruar klasën e tetë. E pyetur nëse ndonjëra nga vajzat ka dëshirë të merret me muzikë si prindërit, Merita thote e vogla është ajo që ka treguar se është e talentuar.
Të tria vajzat duket se kanë marrë tiparet më të mira nga prindërit, por buzëqeshja e ëmbël e Meritës dhe sytë shkëlqyes janë dominuese te të tria.