Merr fund fejesa e Ariana Grandes me Pete Davidson

Romanca e këngëtares Ariana Grande dhe komedianit Pete Davidson ka mbaruar.

Fejesa e papritur e çiftit i suprizoi të gjithë.

Por një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për CNN se ata i dhanë fund fejesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Davidson konfirmoi fejesën e tyre në qershor dhe kishin vetëm disa javë lidhje në atë kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti u takua kur Grande ishte e ftuar “SNL” në vitin 2014.

Por filluan të dilnin vetëm pak kohë pasi Ariana u nda nga reperi i ndjerë Mac Miller.

Grande dhe Davidson flisnin me shumë dashuri për njëri-tjetrin, dhe nuk ngurronin që ta tregonin kudo.

Këngëtarja kohët e fundit u përball me një lajm shumë të hidhur. Ish i dashur i saj Mac Miller vdiq nga overdoza.

Të shtunën, Grande duhej të performonte në një koncert për mbledhjen e të ardhurave për kërkimet shkencore të kancerit, por u tërhoq.

Menaxherja e saj Scooter Braun tha se Grande po kalonte një periudhë të vështirë.

Mac Miller, me të cilin këngëtarja doli për dy vjet, vdiq papritur në shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?