Merr fund lufta Jolie-Pitt, arrijnë marrëveshjen për 6 fëmijët

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur marrëveshjen përfundimtare lidhur me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve. Lajmi është bërë i ditur nga avokatja e Angelina Jolie.

“Marrëveshja e kujdestarisë është arritur javë më parë dhe është nënshkruar nga dy palët”, ka thënë avokatja Samantha Bley DeJean.

“Marrëveshja, e bazuar në rekomandimet për kujdestarinë e fëmijëve, eliminon nevojën për proces gjyqësor. Dokumentacioni dhe detajet e marrëveshjes janë konfidenciale për të mbrojtur interesin e fëmijëve”, ka thënë avokatja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jolie dhe Pitt, dikur një prej çifteve më të njohura të Hollywoodit, u ndanë në shtatorin e vitit 2016 pas më shumë se dhjetë vjet romancë dhe dy vjet martesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?