Merret vendimi. Arilena në Eurovision 2021?

”Eurovision: Europe Shine a Light”, në të cilin përfaqësuesit e shteteve do të performojnë këngët fituese në Eurovision por pa garë. Arilena do të prezantojë videoklipin e këngës “Fall from the sky”. Në një intervistë në Report Tv, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, Kleart Duraj, u shpreh

“Duke qenë se siç ju thashë anulimi i Eurovizionit ndodhi në një periudhë pas takimit të kryetarëve të delegacioneve, si të thuash pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për zhvillimin e festivalit europian të këngës, sigurisht që EBU [Europian Broadcasting Union] dhe Universal Music, që merren me të drejtat e këngëve, i konsideroi këto këngë që do ta shfrytëzonin veten e tyre, do të shfrytëzoheshin nga mediat”.

Në vijim të bisedës, Duraj tregoi se “rrjedhimisht këngët nuk mund të marrin pjesë për vitin tjetër”. Festivali i sotëm nuk ka lidhje me EuroStream, i organizuar nga disa blogje të Eurovision-it, i cili nuk pati aspak magjinë e festivalit europian.

Eurovision: Europe Shine A Light - Live Stream

SHKARKO APP