Meryl Streep thyen rekordin e saj në Oskar, nominohet për të 21-tën herë
Aktorja e famshme Meryl Streep ka marrë nominimin saj të 21-të të Oskarit.
Nëse Meryl fiton do të jetë çmimi i saj i katërt i Akademisë. Ajo është nominuar për çmimin ‘Aktorja më e mirë’ për rolin e saj si Katharine Graham në The Post të Steven Spielberg, një dramë historike rreth betejës Washington Post kundër administratës Nixon për të botuar dokumentet e Pentagonit.
Kjo është nominimi i 21-të i Streep, duke thyer rekordin e vet për aktoren më të nominuar ndonjëherë.
Ndërsa Streep është aktorja më e nominuar në histori, nuk është në të vërtetë fituesja me më shumë çmime. Ajo mban 3 statuja në shtëpi ndërsa vendin e parë e mban Katharine Hepburn me 4 statuja.