Mesazhi prekës i Agron Llakajt për gruan e tij të ndjerë: Si Hachiko jam shndërruar, në çdo vend mungon ti
Agron Llakaj qëndroi totalisht në heshtje gjatë gjithë luftës së bashkëshortes me sëmundjen e rëndë, por pas humbjes së saj u është dorëzuar ndjenjave të cilat i shfaq publikisht në çdo ditë përkujtimi. Kostandinën ia kujton çdo ditë, çdo moment, çdo hap, çdo lëvizje në fakt, por ja që në ditë të shënuara gjen forcën të shkruajë statuset më të ndjera mbase që një burrë i dedikon gruas që ka humbur.
“Sot 2 muaj pa Ty! Kalojnë ditët dhe sërish mbetemi pushtuar nga mungesa jotë Kostandina dhe jetën e shikoj krejt ndryshe.
Sa i pakuptimtë ky fati ynë?!
Shtyj një ditë, një javë, sot 2 muaj, ushqej mendimin se do me kthehesh sërish dhe s’di.
Eci rrugës dhe me duket se përpara do me shfaqesh Ti, ke qenë në pune, në bankë a diku.
Eci nga liqeni dhe hapat që vijnë mbrapa nga kushdo më ngjajnë me ritmin e hapave te tua..,.sa herë instiktivisht kthej kokën..,.ul ritmin të të pres.., dhe sërish vetëm.
Ulem te vendi ynë në kafene dhe porosis gjithmonë dy, dy gjysma kafe dhe një shishe ujë.
Në shtëpi çdo lëvizje e hapje e mbyllje derë më rrënqeth të gjithin.,mos po vjen ti?!
“Te kam sjellë dy bluza, provoi cila të ri më mirë?!”
Më mungon e qeshura jote..malli me shqyen për zërin tend ne telefon-” he mo Agron?!
Pusho pak, mos rri pa ngrënë…të të pres apo vonon?!”
E ditët shtyjnë njëra tjetrën e hëna me diellin vazhdojnë nderrojnë vendet…unë jo..të pres Ty.
E si Hachiko jam shndërruar në pritje, në pritje deri në amshim.,.nuk kam një vend ku Ty të të pres, në çdo vend më mungon Ti”, shkruan Agron Llakaj.