Mesila Doda flet për ”vajzën e dytë”

Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e ftuar në “Pasdite në Top Channel” ka zbuluar detaje nga marrëdhënia që ka nisur që në fëmijëri, duke qenë se Senada ka humbur mamanë që në moshën 2-vjeç e gjysëm. Fjalën e kemi për mbesën e ish-deputetes, gazetaren Senada Mesi. Mesila dhe motra e saj kanë marrë përsipër rritjen e Senadës, e cila e konsideron ish-deputetin si motrën e madhe, e jo si teze.

Senada prej 20 vitesh ka jetuar në Itali, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë e rikthimit atje:“Mesila është motra ime e madhe, nuk e konsideroj teze. Unë kam humbur mamanë që në moshën 2-vjeçare. Lidhja ime me Mesilën është bërë akoma më e fortë pasi unë jam kthyer nga Italia, ku kam qëndruar për 20 vite. Eksperienca ime në këtë shtet ka nisur që kur kam qenë e vogël dhe jam ngushtësisht e lidhur me të. Pavarësisht se kam karrierën time këtu në Shqipëri, unë ende e mendoj kthimin në Itali, Nëse një ditë iki Mesilën do e marr me vete”.

 

Pavarësisht se ndodh shumë rrallë, Senada rrëfen se ka pasur edhe raste kur e ka kritikuar tezen e saj në daljet publike: “Më ka ndodhur edhe ta kritikoj Mesilën, pasi e kam parë më shumë të revoltuar se sa duhet. Duke e ditur që Mesila ka edhe këtë anën tjetër të mirë, kam menduar se nuk duhet të ishte shfaqur ashtu në publik. Ne rrallë herë grindemi, por kjo ndodh për gjëra shumë të vogla”.

 

SHKARKO APP